
GAZA – Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverley, udhëtoi drejt Izraelit, për të shprehur solidaritetin e tij për popullin izraelit, pas sulmeve befasuese të Hamasit, që shkaktuan mijëra viktima.
Cleveryely ndodhej për vizitë në qytetin e Ofakim, në juglindje të Izraelit, kur sirenat e alarmit të luftës nisën që të dëgjohen.
Sirenat paralajmërojnë sulme të mundshme nga Hamasi. Sekretari britanik, pasi ka dëgjuar sirenat, ka vrapuar për të shpëtuar nga ndonjë sulm i mundshëm.
Edhe stafi i mediave të pranishme e ndihmësit shkuan pas tij, duke u fshehur në një ndërtesë.
Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1300 persona. Izraeli u përgjigj me raketa, duke vrarë më tepër se 1350 persona. /Zëri.ai/