
LJUBLJANA– Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock ka kritikuar ashpër presidentin serb Aleksandër Vuçiç, gjatë një vizite në Slloveni. Ajo deklaroi se Vuçiç vazhdon të sillet në mënyrë të paturpshme në mënyrë paqësore me Rusinë, si dhe ka një sjellje jodemokratike edhe ndaj opozitës serbe. Sipas Baerbock, Vuçuç është përgjegjës edhe për nxitjen e tensioneve në Kosovë.
“Serbia nuk mund të ulet në 2 karrige në të njëjtën kohë, kjo nuk shkon”, tha ministrja e Jashtme gjermane, raporton Politico. Ajo shtoi se qeveria serbe nuk mund të harxhojë paratë publike për fushatë të kandidatëve të maxhorancës. Baerbock i kërkoi të martën kryeministrit hungarez Viktor Orbán të heqë veton e tij për nisjen e bisedimeve të zgjerimit të BE-së me Ukrainën dhe miratimin për dhënie fondesh të reja për Kievin.
“Ne nuk kemi kohë për lojëra në këtë moment,” tha Baerbock në Ljubjanë. “Nëse jemi në një situatë ku paqja në Evropë është nën sulm, atëherë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi çdo ditë dhe çdo orë për të mbrojtur popujt tanë dhe aq më tepër popullin e Ukrainës duhet ta mbrojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ajo. BE-ja kishte planifikuar të miratonte nisjen e bisedimeve të zgjerimit dhe dhënien e 50 miliardë eurove në mbështetje financiare për Ukrainën gjatë samitit të saj të 14-15 dhjetorit. Por këto hapa kërkojnë unanimitet midis 27 liderëve të BE-së, teksa Orban kërcënon me veto.
Diplomatët janë në dyshime nëse udhëheqësi hungarez është i vendosur të prishë mbështetjen për Ukrainën ose nëse ai po përpiqet të shantazhojë Brukselin, me synimin për të zhbllokuar më shumë se 13 miliardë euro në fondet e BE-së për Hungarinë, të cilat janë frenuar për shkak të shqetësimeve për brutalitetin policor në shtetin hungarez. Baerbock, megjithatë, u zotua se BE-ja do të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar që Ukraina të ndërmarrë hapin tjetër në negociatat e pranimit.
Ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon kritikoi gjithashtu Orbanin gjatë konferencës për shtyp: "Unë nuk pranoj shantazhe", tha ajo, duke shtuar se vendet që bënë përpjekje reformuese për t'u bërë anëtare e BE nuk duhet të bëhen viktima të politikës kombëtare./Zëri.ai/