Bota

Misioni i fshehtë-Rusia dhe Kina në shërbim të Iranit?

Megjithatë, Kina ka ruajtur një pozicion më të kujdesshëm dhe nuk ka ndihmuar drejtpërdrejt në konflikt, sipas burimeve të njohura me situatën.

F.I
Misioni i fshehtë-Rusia dhe Kina në shërbim të Iranit?
Vladimir Putin dhe Xi Xhinping

SHBA-Rusia po i siguron Iranit informacion mbi pozicionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë operacionit ushtarak në zhvillim, shkruan CBS news. Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha gazetarëve se qeveria ruse është në “dialog” me përfaqësues të udhëheqjes iraniane. Komentet e Peskov, të vetmet lidhur me Iranin gjatë konferencës së tij, erdhën pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Rusia dhe Kina po ndihmojnë Iranin politikisht dhe “në mënyra të tjera.”

Nga ana tjetër, sipas burimeve të CNN, shumica e informatave të dhëna nga Rusia përfshijnë imazhe nga rrjeti satelitor, por ende nuk dihet se çfarë po merr Rusia në këmbim. Administrata e Trump-it ende nuk ka reaguar publikisht ndaj raportimeve që Rusia po ndihmon Iranin në këtë mënyrë. 

Përveç Rusisë, Shtetet e Bashkuara po monitorojnë gjithashtu aktivitete të ndryshme nga Kina, që besohet se mund të jetë duke u përgatitur të ofrojë ndihmë financiare dhe komponentë raketash për Iranin. Megjithatë, Kina ka ruajtur një pozicion më të kujdesshëm dhe nuk ka ndihmuar drejtpërdrejt në konflikt, sipas burimeve të njohura me situatën.

Iran i ka ofruar Rusisë dronë dhe raketat balistike, të cilat janë përdorur për sulme në Ukrainë. Po ashtu, Iran ka kontribuar në ngritjen e një fabrike në Rusi për prodhimin e dronëve, duke e forcuar kështu bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve. Nga ana tjetër, Teherani po kërkon ndihmën e Moskës për të avancuar programin e tij bërthamor.

Poll

MOS HUMB