Bota

Misteri me vrasjen e Faton Hajrizit, Kosova kërkon ndihmën e Shqipërisë

Qëllimi është që të zhvillohen bisedimet me Serbinë në nivel zyrtar, pasi duke qenë se Beogradi nuk e njeh ende Kosovën, nuk mund të ketë diçka të tillë, ndaj dhe Shqipëria do të jetë ndërmjetëse.

F.m
Misteri me vrasjen e Faton Hajrizit, Kosova kërkon ndihmën e
Faton Hajrizi

KOSOVË- Kosova do të kërkojë ndihmë nga Shqipëria për zbardhjen e vrasjes së Faton Hajrizit nga autoritetet serbe. Gent Gjini, avokat i familjes së Faton Hajrizit, është shprehur në një prononcim për EuroNews Albania se do të kërkojnë ndihmën e Shqipërisë për të zbardhur misterin e kësaj çështjeje. Qëllimi është që të zhvillohen bisedimet me Serbinë në nivel zyrtar, pasi duke qenë se Beogradi nuk e njeh ende Kosovën, nuk mund të ketë diçka të tillë, ndaj dhe Shqipëria do të jetë ndërmjetëse.

“Rasti i Hajrizit është një çështje komplekse dhe ne kemi dalë në një propozim që me këtë çështje të merret edhe Republika e Shqipërisë. Ne do të kërkojmë që Shqipëria të na ofrohet me kapacitetet e saj ndërqeveritare dhe ligjore që me palën serbe të bisedohet në kanale zyrtare dhe të jemi të barabartë si shtet. Dihet që Serbia ne nuk na njeh si shtet dhe biem gjithmonë në lojëra fjalësh, luhet me ndjenjat e kombit shqiptar nga serbët. Nuk e dimë nëse Hajrizi është vrarë ose jo, pasi duhet të kqyret trupi. Serbia nuk e njeh palën kosovare dhe nuk bisedon me të. Duke ndërhyrë Shqipëria do të kuptohet nuk ndodhet trupi i tij,”- tha Gjini.

Shqiptari Faton Hajrizi, autori i dyshuar i vrasjes së policit në Serbi, u ekzekutua nga forcat e Policisë serbe të premten e kaluar (19 Korrik). Ekzekutimi ndodhi në rrethinën e Lozicës në afërsi të kufirit me Bosnje e Hercegovinën. Hajrizi ndodhej në arrati në Serbi për shkak të dyshimeve se kishte vrarë dhe plagosur një polic.

Sipas zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, Hajrizi nuk i ishte dorëzuar autoriteteve serbe dhe po ashtu kishte qëlluar në drejtim të policisë, këta të fundit kanë reaguar duke e qëlluar Hajrizin për vdekje. Deri më tani shenjat e gishtërinjve janë përputhur me ato të Hajrizit, por familja ka ende dyshime nëse trupi i pajetë i përket të afërmit të tyre.

Poll

MOS HUMB