
SHBA- Një ish-mjek ka akuzuar mjekun e Shtëpisë së Bardhë të Joe Bidenit për gënjeshtra ose paaftësi, pasi 82-vjeçari u diagnostikua me kancer të avancuar të prostatës javën e kaluar.
Ronny Jackson, i cili trajtoi Barack Obamën dhe gjithashtu Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë, tani është një kongresmen republikan i linjës konservatore.
"Mendoj se ekziston një probabilitet këtu që ata e dinin se Biden kishte kancer të prostatës ca kohë më parë dhe thjesht nuk ia thanë popullit amerikan ", i tha ai Washington Free Beacon.
“ Dr. Kevin O’Connor ose i ka gënjyer popullit amerikan ose është i paaftë,”- tha Dr. Jackson, duke shtuar se kishte testuar si zotin Obama ashtu edhe zotin Trump.
Ai tha gjithashtu se kishte frikë se zotit Biden i kishin mbetur midis 12 dhe 18 muaj jetë pas diagnozës, por shtoi se kjo nuk ishte fusha e tij e ekspertizës mjekësore.