Bota

Moti i keq në Itali, orteku i merr jetën adoleshentit

Kërkimet nisën menjëherë dhe pak pas orës 21:00, trupi tashmë i pajetë i 16-vjeçarit u gjet nën një ortek. 

a.l
Moti i keq në Itali, orteku i merr jetën adoleshentit
Moti i keq në Itali

ITALI-  Një djalë 16-vjeçar ka humbur jetën në një ortek teksa ishte jashtë pistss në Plan në Val Passiria. Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme dhe nuk ka pasur dëshmitarë. Alarmi është ngritur në mbrëmje nga familjarët për moskthimin e të riut.

Kërkimet nisën menjëherë dhe pak pas orës 21:00, trupi tashmë i pajetë i 16-vjeçarit u gjet nën një ortek. Rreziku i ortekëve përgjatë kreshtës kufitare aktualisht vlerësohet me 3 nga 5 (i konsiderueshëm), pas reshjeve të borës së ditëve të fundit. Kjo është viktima e dytë e ortekëve ditët e fundit në Alto Adige./ZËRI

Poll

MOS HUMB