
SHBA- NASA pretendon se mund të ketë ujë në një planet tjetër, i cili shtrihet rreth 120 vite dritë larg Tokës. Provat e reja janë zbuluar nga teleskopi hapësinor James Webb. Hetimi me observatorin e bazuar në hapësirë, një nga instrumentet më të avancuara të astronomisë deri më tani, zbuloi se ekzoplaneti K2-18b mund të ketë disa karakteristika tek të cilat mund të gjendet ujë.
K2-18 ose Goldilocks është 8.6 herë më i madh se Toka dhe nga vëzhgimet, ka metan të bollshëm dhe dioksid karboni në atmosferën e tij.
Prania e këtyre molekulave që përmbajnë karbon, së bashku me mungesën e amoniakut, japin të dhëna që tregojnë se në planet ka një atmosferë të pasur me hidrogjen.
Karboni konsiderohet blloku ndërtues i formave të jetës në Tokë. Teleskopi Webb, i cili mund të zbulojë dritën infra të kuqe të padukshme për syrin e njeriut, kërkoi saktësisht se cilat elemente shfaqen në atmosferën e planetit. Vëzhgimet e fundit të planetit lënë të kuptohet se gjendet një molekulë shumë e veçantë, e quajtur sulfid dimetil.
"Në Tokë, sulfidi dimetil prodhohet vetëm nga jeta,"-thotë NASA-s.
Asnjë garanci
Studiuesit nuk pretendojnë se planeti i ri ka jetë, por nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar praninë e sulfidit dimetil. Megjithatë edhe nëse shkencëtarët vërtetojnë praninë e përbërjes kimike, kjo nuk garanton ekzistencën e jetës./Zëri.ai