Bota

"NATO do përgatitet", Stoltenberg thirrje evropianëve të rrisin prodhimin e armëve

Stoltenberg këmbënguli në rëndësinë e mbrojtjes së vendeve të aleancës.

f.t
"NATO do përgatitet", Stoltenberg thirrje evropianëve
Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë të botuar sot në shtypin gjerman, u bëri thirrje evropianëve të rrisin prodhimin e tyre të armëve për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të parandaluar një konfrontim me Moskën "që mund të zgjasë për dekada".

Stoltenberg duke theksuar se pushtimi rus i Ukrainës gati dy vjet më parë tregoi se paqja në Evropë nuk është e dhënë, ai këmbënguli në rëndësinë e mbrojtjes së vendeve të aleancës.

"Ne duhet të rindërtojmë dhe zhvillojmë bazën tonë industriale më shpejt për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të riorganizuar stoqet tona. Kjo do të thotë se ne duhet të kalojmë nga prodhimi i ngadaltë në kohë paqeje në prodhim të shpejtë në kohë konflikti. Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për një vend aleat në NATO, por në të njëjtën kohë, Kremlini bën rregullisht kërcënime kundër vendeve të NATO-s”, tha Stoltenberg për gazetën gjermane 'Welt am Sonntag'.

Thirrja e tij vjen më pak se një javë para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel më 15 dhe 16 shkurt./ZËRI

Poll

MOS HUMB