
BRUKSEL-Aleatët e NATO-s në Evropë po zhvillojnë “korridore të shumta tokësore” për trupat dhe automjetet e blinduara amerikane në rast të një lufte të madhe europiane me Rusinë, raporton “The Tepegraph”.
Ushtarët amerikanë do të zbarkojnë në një nga pesë portet dhe do të kanalizohen përgjatë rrugëve logjistike të planifikuara paraprakisht për t'u përballur me një sulm të mundshëm nga Moska. Plani vjen mes paralajmërimeve nga udhëheqësit më të lartë të Aleancës, se qeveritë perëndimore duhet të përgatiten për një konflikt me Rusinë në dy dekadat e ardhshme.
Rrugët logjistike janë bërë një prioritet kyç që kur udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të përgatisin 300,000 trupa që do të mbahen në një gjendje gatishmërie të lartë për të mbrojtur aleancën në një samit në Vilnius, Lituani, vitin e kaluar. Në rast të një pushtimi rus të NATO-s, trupat amerikane do të dërgoheshin në portin e Roterdamit përpara se të transportoheshin drejt lindjes. Nëse forcat e NATO-s që hyjnë nga Holanda goditen nga bombardimet ruse, ose shkatërrohen portet e Europës veriore, aleanca do të zhvendosë fokusin në portet në Itali, Greqi dhe Turqi.

Gjithashtu po hartohen plane për transportin e trupave nëpërmjet porteve në Ballkan, si dhe përmes Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës. Në këto korridore, ushtritë kombëtare nuk do të kufizohen nga rregulloret lokale dhe do të jenë të lirë të transportojnë ngarkesa pa kufizime normale. Më parë, qeveria franceze është ankuar se tanket e saj janë bllokuar në kufijtë e huaj nga proceset burokratike ndërsa përpiqeshin të vendoseshin në Rumani si pjesë e një skeme të re për t'u mbrojtur kundër një pushtimi të frikshëm rus. /ZËRI