
KOSOVE- Dy serbë që kanë hyrë në Kosovë mbrëmjen e djeshme janë arrestuar nga Policia. Policia gjeti një makinë me targa të huaja me drejtues serb, në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, në të cilën ndodhej edhe një pasagjer serb, që dyshohet se ka hyrë duke iu shmangur pikës kufitare.
Ata u ndaluan dhe ka nisur procedimit për ‘kalim të paautorizuar i kufirit’. Identiteti i të arrestuarve ende nuk dihet. Nata ka qenë problematike në Kosovë për shkak edhe të shpërthimeve që kanë ndodhur.
Në fshain Ranilluk janë gjuajtur tri granata dore në oborret e shtëpisë së disa qytetarëve serbë. Granatat e dorës janë gjuajtur në shtëpitë e personave të cilët janë zyrtarë në institucionet e Kosovës, saktësisht ndaj nënkryetarit të komunës së Ranillukës, drejtorit të Qendrës për punë sociale si dhe drejtorit të çerdhes./Zëri.ai