
UASHINGTON - Maryanne Trump Barry, motra më e madhe e ish-presidentit Donald Trump dhe një ish-gjyqtare federale, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Trump Barry ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Manhattan. Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut tha se një grua 86-vjeçare u gjet pa ndjenja dhe nuk reagonte brenda dhomës së gjumit të një apartamenti në Fifth Avenue dhe më vonë u konfirmua e vdekur, raporton Reuters.
Trump Barry u emërua në vitin 1983 nga presidenti i atëhershëm Ronald Reagan për të qenë gjyqtare në Gjykatën e Qarkut të Nju Xhersit në SHBA.
Më vonë ajo u bë gjykatëse e gjykatës federale të Apelit. Trump Barry doli në pension në vitin 2019./Zëri.ai/