
IZRAEL- Për rreth 5 orë, Izraeli ka qenë mbrëmjen e djeshme nën një sulm ajror që dyshohet se ka ardhur nga Irani, Iraku dhe Jemeni.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite kundëradmirali Daniel Hagari, sapo ka bërë një përditësim pas sulmit. Ai tha se më shumë se 300 dronë dhe raketa u gjuajtën nga Irani gjatë natës, 99% e të cilave u kapën.
ZHagari tha se u lëshuan 30 raketa lundrimi, asnjëra prej të cilave nuk shkoi në Izrael, si dhe 120 raketa balistike.
Zëdhënësi i ushtriaë izraelite tha gjithashtu se disa nga raketat balistike goditën bazën ajrore Nevatim, por “aftësia e saj nuk u zbeh”. Nuk u raportua për viktima, por një vajzë 10-vjeçare u plagos nga prerjet, tha Hagari.
Ai u shpreh se situata është ende në zhvillim dhe avionët po patrullojnë qiellin.
“Irani e shtyu Lindjen e Mesme drejt përshkallëzimit. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme,” tha Hagari.
Lashimet e dronëve dhe raketave gjithashtu nuk erdhën vetëm nga Irani, shtoi Hagari, por edhe Iraku dhe Jemeni.
Ai tha se në orët e fundit “dhjetëra raketa” u lëshuan nga Libani në veri të Izraelit dhe si përgjigje IDF goditi një numër strukturash ushtarake në Liban.
Irani ka paralajmëruar se do të përgjigjet me më shumë forcë nëse Izraeli hakmerret mbi sulmet e kësaj fundjave, për të cilat Teherani tha se ishin vetë një përgjigje ndaj një sulmi izraelit në fillim të këtij muaji në kompleksin e ambasadës së tij në kryeqytetin e Sirisë, Damask./ZËRI