Bota

Ndodhi! Musk telefonon Trump, ROLI paqeruajtës i JD Vance, zëvendëspresidenti ndërmjetës

Sipas gazetës amerikane, miliarderi nga Afrika e Jugut shprehu keqardhje për tonin dhe përmbajtjen e përdorur kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara gjatë debatit që shpërtheu javën e kaluar.

k.m.
Ndodhi! Musk telefonon Trump, ROLI paqeruajtës i JD Vance,
Elon Musk dhe Donald Trump

SHBA- Mbrëmjen e së mërkurës, më 11 qershor 2025, Donald Trump mori një telefonatë nga Elon Musk. Një telefonatë që shënoi një pikë kthese në përplasjen shumë të ashpër publike midis dy protagonistëve të politikës dhe ekonomisë amerikane. Lajmin e zbuloi "New York Times", duke cituar tre burime të informuara për bisedën. Sipas gazetës amerikane, miliarderi nga Afrika e Jugut shprehu keqardhje për tonin dhe përmbajtjen e përdorur kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara gjatë debatit që shpërtheu javën e kaluar.

Musk: "E teprova me postimet e mia"

Gjesti i uljes së tensioneve u parapri nga një sërë bisedash konfidenciale, të zhvilluara të premten, midis Musk, zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles. Qëllimi ishte i qartë: të ulej tensioni dhe të rikthehej dialogu në një rrugë më të qetë. Kjo ndërhyrje duket se i ka hapur rrugën pajtimit.

Sinjali i parë konkret erdhi me një postim të publikuar nga Musk në X (më parë Tëitter) mëngjesin e së martës, 12 qershor.

“Disa nga postimet e mia të fundit rreth presidentit kanë shkuar larg. Më vjen keq për këtë,”- shkroi themeluesi i Tesla dhe SpaceX, duke shënuar një hap të rëndësishëm prapa. Një deklaratë që Shtëpia e Bardhë e mirëpriti.

“Presidenti e vuri re dhe e vlerësoi deklaratën që Eloni bëri këtë mëngjes,”- tha Karoline Leavitt, një zëdhënëse e Trump. Sipas Leavitt, kërcënimi i përsëritur i Trump për të revokuar kontratat fitimprurëse qeveritare të Musk nuk është materializuar, të paktën jo ende.

Grindja: sulme personale dhe akuza të rënda

Konflikti midis Trump dhe Musk shpërtheu publikisht javën e kaluar, me një seri postimesh të nxehta të publikuara nga Musk në platformën X. Në qendër të kritikave ishte ligji i propozuar i Trump, "One Bill Act Bill", i cili përfshin, ndër të tjera, eliminimin e stimujve për makinat elektrike. Musk e kishte quajtur propozimin "një gjë të neveritshme", duke shkaktuar një reagim nga presidenti. Përplasja u përshkallëzua më tej. Kur Trump iu përgjigj me habi dhe bezdi kritikave, Musk e dyfishoi qëndrimin, duke e akuzuar atë për mosmirënjohje: sipas tij, Trump nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet pa mbështetjen e tij. Shefi i Teslës kishte nisur gjithashtu një sondazh mbi mundësinë e themelimit të një partie të tretë politike, duke rritur presionin mbi ish-aleatin e tij.

Por ishte një postim tjetër, i botuar dhe më pas i fshirë të shtunën, që shkaktoi "pikën e vlimit".

“Koha për të hedhur bombën më të madhe”, shkroi Musk, duke lënë të kuptohet se emri i Trump shfaqej në dosjet e lidhura me Jeffrey Epstein.

“Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk u bënë publike”, shtoi ai në postim, që tashmë është i fshirë.

Trump kundërpërgjigjet, pastaj ngadalëson

Edhe Donald Trump, i zënë në befasi nga vala e sulmeve, reagoi ashpër. Fillimisht ai e kishte quajtur Musk-un "të çmendur" dhe kishte kërcënuar se do t'i ndërpriste kontratat me qeverinë federale , duke paralajmëruar për "pasoja serioze" nëse miliarderi do të vendoste të mbështeste demokratët. Por, me kalimin e orëve, presidenti e zbuti gradualisht tonin, Madje i uroi Musk-ut "gjithë të mirat".

Roli i Vance: Ndërmjetës dhe Paqebërës

Megjithatë, prapa skenave, përpjekjet për të shuar zjarrin kishin filluar tashmë. Sipas "Wall Street Journal", zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe Susie ëiles luajtën një rol kyç në rikthimin e Musk dhe Trump në bisedime. Të dy thuhet se e kanë telefonuar personalisht shefin e Teslës për ta nxitur të bëntë hapa pas. Është e vështirë të imagjinohet se ata e kanë ndërmarrë këtë veprim pa miratimin e drejtpërdrejtë të Trump. Vance u tha gazetarëve se kishte folur si me Musk ashtu edhe me Trump për t’u siguruar që Musk mbështeste presidentin./ZËRI

Poll

MOS HUMB