Bota

Ëndrrat e parealizuara të Giorgia Melonit

Kryeministrja italiane ka rrëfyer ëndrrat e saj të parealizuara.

f.t
Ëndrrat e parealizuara të Giorgia Melonit
Giorgia Meloni

ITALI- Giorgia Meloni ka rrëfyer se ëndërronte gjithçka, veç faktit të ishte kryeministre. Gjatë një darkë me korrespondentë të huaj kryeministrja italiane Giorgia Meloni u “rrëfeu” gazetarëve ëndrrat e saj të parealizuara, shkruan il messaggero.it.

“Doja të bëhesha këngëtare, por jam e stonuar, doja të luaja me ekipin kombëtar të volejbollit, por jam e shkurtër, doja të takoja Michael Jackson, por ai vdiq shumë shpejt, mirëpo në ëndrrat e mija nuk ishte të bëhesha kryeministre. Unë jam një person që dy të tretat e jetës i kam kaluar në angazhim politik dhe tani e konsideroj si formën më të jashtëzakonshme të angazhimit civil që ekziston. Nuk më pëlqen të jem aty ku jam dhe pikërisht për këtë mund të qëndroj më gjatë se të tjerët,'-tregoi Meloni.

Meloni ka treguar gjithashtu se Michael Jackson ishte ai që i mësoi anglisht, sepse donte të kuptoja se çfarë thoshin këngët e tij. 

Girogia Meloni është kryeministre e Italisë që nga tetori 2022, gruaja e parë që mban këtë post./ZËRI

Poll

MOS HUMB