Bota

Pamjet e dyshimta/ A është ky karvani që po transporton trupin e Navalny nga burgu ku vdiq?!

Nëna e tij Ljudmila, e cila mbërriti jashtë burgut me një avokat të shtunën, u informua se Navalny kishte vdekur nga një atak kardiak, por nuk iu tha se ku ishte trupi.

a.l
Pamjet e dyshimta/ A është ky karvani që po transporton trupin e
Pamjet nga transportimi i trupit të Navalnyt

RUSI- Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e kritikut rus Alexei Navalny, ngjarje e mbushur me mistere. Mediat e huaja raportojnë se trupi i pajetë i tij ndodhet në morg në vendin e quajtur Salehard.

Hetimet për ngjarjen e bujshme duket se kanë nisur ndërsa në rrjet po qarkullojnë pamje të dyshimta nga momenti i transportit të trupit të tij nga burgu. Në videon e publikuar nga një media e pavarur ruse, shihet kolona duke lëvizur në të vetmen rrugë që lidh Labitnangi (qyteti më i afërt me koloninë penale “Ujku Polar”, ku Alexei Navalny kreu një dënim) për në Salekhard, në Siberinë veriore, i cili ndodhet rreth 50 km larg burgut.

Pamjet filmike disa orëshe ngrejnë dyshime se trupi i disidentit rus ka qenë në autokolonë dhe se disa persona mund të kenë bashkëpunuar për zhdukjen e tij. Nëna e tij Ljudmila, e cila mbërriti jashtë burgut me një avokat të shtunën, u informua se Navalny kishte vdekur nga një atak kardiak, por nuk iu tha se ku ishte trupi.

Burimet spitalore bëjnë me dije se ka dy versione se pse nuk është kryer ende autopsia. 

"Disa thonë se presin ekspertë nga Moska, ndërsa të tjerë thonë se mjekët e spitalit nuk kanë pranuar të bëjnë autopsi. Ky është një rast politik. Nëse bëni autopsi dhe pastaj jeni të udhëzuar të ndryshoni rezultatin... Nuk mund të ikësh. Nëse nuk ka autopsi, askush nuk rrezikon", shpjegoi mjekja ndihmëse.

Sipas bashkëpunëtorëve të Navalny-t, ndonëse familja e liderit opozitar rus ka kërkuar vazhdimisht që t’i dorëzohet trupi i tij i pajetë, ata janë përballur me refuzime të vazhdueshme nga autoritetet, të cilët në këtë mënyrë po përpiqen të mbulojnë gjurmët.

47-vjeçari Navalny, armiku më madh i Presidentit Vladimir Putin, vdiq në një burg rus të premten, 16 shkurt, pasi kaloi më shumë se tre vjet pas hekurave, duke shkaktuar zemërim nga udhëheqësit perëndimorë dhe mbështetësit e tij./ Zëri.ai

Poll

MOS HUMB