Bota

Nëna e Alexei Navalny viziton varrin e të birit, e shoqëron vetëm nëna e Julias

Navalny, i cili ishte kritiku më i ashpër i Vladimir Putin për më shumë se një dekadë, vdiq muajin e kaluar në një burg ku po vuante një dënim 19-vjeçar për "ekstremizëm".

k.m.
Nëna e Alexei Navalny viziton varrin e të birit, e shoqëron
Pamje nga vizita

MOSKË- Nëna e liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny ka vizituar varrin e tij, një ditë pasi ceremonisë së varrimit të të birit. Navalny, i cili ishte kritiku më i ashpër i Vladimir Putin për më shumë se një dekadë, vdiq muajin e kaluar në një burg ku po vuante një dënim 19-vjeçar për "ekstremizëm". Nëna e tij, Lyudmila Navalnaya, vizitoi varrin e tij, i cili i mbuluar me lule dhe kurora, në varrezat e Borisovo në jug të Moskës. Ajo shoqërohej nga Alla Abrosimova, nëna e vejushës së Navalny, Julia Navalnay.

Kjo e fundit, dy fëmijët e çiftit dhe vëllai i Navalny-t jetojnë jashtë vendit dhe nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në funeralin për shkak të rrezikut të arrestimit për kundërshtimin e tyre ndaj presidentit rus.

Dje, mijëra ndjekës të Navalny qëndruan në radhë për orë të tëra të premten për t'i bërë nderimet e tyre 47-vjeçarit. Teksa kalonin nga një kishë aty pranë te varrezat, disa brohorisnin "Jo luftës!" dhe slogane të tjera pro-Navalny, duke e cilësuar edhe Putinin si vrasës. Për protestat, grupi i monitorimit të të drejtave OVD-Info tha se policia ruse kishte arrestuar të paktën 128 persona që merrnin pjesë në homazhet për Navalny në 19 qytete./ZËRI

Poll

MOS HUMB