
RUSI- Nëna e Alexei Navalny ka pohuar se ajo ka parë trupin e pajetë të të birit, thuajse një javë pas vdekjes së tij në një burg në Arktik.
Duke folur në kanalin YouTube të Navalny, Navalnaya tha se autoritetet ruse pretenduan se kanë konfirmuar shkakun e vdekjes së tij dhe kishin “të gjitha dokumentet mjekësore dhe ligjore”. Ajo tha se është dërguar në morg për të parë trupin e tij të mërkurën dhe ka firmosur certifikatën e vdekjes.
“Ata po më shantazhojnë, duke më vendosur kushtet se ku, kur dhe si duhet të varroset Alexey. Kërkoj që trupi i djalit të më kthehet menjëherë” tha ajo.
Navalnaya tha gjithashtu se Komiteti Hetimor Rus që heton vdekjen e djalit të saj do të dëshironte ta varroste trupin e tij “fshehurazi pa thënë lamtumirë”.
Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale./ZËRI