Bota

'Nëse vritem', si e parashikoi Alexey Navalny vdekjen e tij

Në mesazhin e tij, lideri i opozitës ruse dhe kundërshtari më i fortë i Vladimir Putin u thotë qytetarëve të mos dorëzohen dhe nëse ai vritet.

E.K
'Nëse vritem', si e parashikoi Alexey Navalny vdekjen e tij
Alexey Navalny

RUSI- Lideri i opozitës ruse Alexey Navalny, me sa duket e kishte parashikuar ‘’fundin’’ e tij. Në një intervistë të dhënë për CNN në vititn 2022, ndër të tjera Navalny shprehet se ai mund të vritet gjatë qëndrimit të tij në qeli. Në mesazhin e tij, lideri i opozitës ruse dhe kundërshtari më i fortë i Vladimir Putin u thotë qytetarëve të mos dorëzohen dhe nëse ai vritet.

Alexey Navalny: Mesazhi im për situatën kur vritem është shumë i thjeshtë: mos u dorëzo. Kam diçka shumë të qartë për t’ju thënë. Nuk ju lejohet të dorëzoheni. Nëse vendosin të më vrasin, do të thotë se ne jemi tepër të fortë. Ne duhet ta përdorim këtë fuqi, të mos dorëzohemi, të kujtojmë se jemi një fuqi e madhe që po shtypemi nga këta njerëz të këqij. Ne nuk e kuptojmë se sa të fortë jemi në të vërtetë. E vetmja gjë e nevojshme për triumfin e së keqes është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë. Pra, mos jini joaktiv.

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB