
IZRAEL- Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i tha CNN se Izraeli ka rivendosur të rikthejë ujin në Gazën jugore. Por deklarata është vënë në dyshim nga drejtori i Autoritetit Palestinez të Ujit, i cili tha se nuk ishte i sigurtë që një vendim i tillë ishte i vërtetë. Ndërsa shtoi se energjia elektrike ende nuk ishte rikthyer.
“Nuk mund ta konfirmoj këtë për momentin, sepse stacionet tona të ujit në Khan Younis, qytetin e Gazës dhe Gazën qendrore nuk janë në gjendje të marrin dhe shpërndajnë ujë te njerëzit,”-tha Munther Shublaq, drejtori i Autoritetit të Ujit në Gaza.
Megjithatë, lajmin e konfirmoi edhe këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Edhe ai i tha CNN se zyrtarët izraelitë e kanë informuar atë se tubat e ujit në Gazën jugore janë "hapur"për qytetarët. Ushtria izraelite shpalli një "rrethim të plotë" të Gazës gjashtë ditë më parë, me ushqim dhe ujë të rrjedhur në të gjithë territorin.
Ndërkohë që nga luftimet që kanë nisur 8 ditë më parë, ,ë shumë se 1300 njerëz u vranë në Izrael, ndërsa mbi 2,300 njerëz janë ekzekutuar gjatë fushatës së bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës./Zëri.ai