Bota

Netanyahu: Izraeli do të rrisë presionin ndaj Hamasit

Duke folur përpara festës hebraike të Pashkës, e cila fillon nesër, udhëheqësi izraelit tha se të gjitha propozimet për lirimin e pengjeve janë "refuzuar drejtpërdrejt nga Hamasi".

E.K
Netanyahu: Izraeli do të rrisë presionin ndaj Hamasit
Benjamin Netanyahu

Izraeli "do të rrisë presionin politik dhe ushtarak ndaj Hamasit në ditët në vijim," tha Benjamin Netanyahu. Duke folur përpara festës hebraike të Pashkës, e cila fillon nesër, udhëheqësi izraelit tha se të gjitha propozimet për lirimin e pengjeve janë "refuzuar drejtpërdrejt nga Hamasi".

“Në ditët në vijim do të rrisim presionin ushtarak dhe politik ndaj Hamasit, sepse kjo është mënyra e vetme për të liruar pengjet dhe për të arritur fitoren tonë”, tha ai.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjithashtu vuri në dukje në deklaratat e tij se do të luftojë kundër vendosjes së sanksioneve ndaj çdo njësie ushtarake izraelite. Të shtunën, faqja e lajmeve Axios raportoi se Uashingtoni planifikon të vendosë sanksione ndaj Brigadës Netzah Yehuda që ka vepruar në Bregun Perëndimor të pushtuar për shkelje të dyshuara të të drejtave të njeriut.

Ushtria izraelite tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë mase që po merrej. Ushtria izraelite ka deklaruar se Batalioni Netzah Yehuda është një njësi luftarake aktive që vepron në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB