
PRISHTINË – Çdo vit, në Pavarësinë e Kosovës, monumenti i Newbornit ka marrë pamje të re. Këtë here, në vizatime janë zgjedhur pamje të qyteteve të ndryshme, qielli dhe zogjtë.
Sipas postimit në faqen zyrtare të Newborn, ajo që e bën të veçantë këtë vit monumentin është pyetja: Sa larg mund të na çojnë ëndrrat tona? Sa larg mund të na çojnë aspiratat tona? Ndërsa, përgjigja është akoma më e bukur.
“A mundemi ne, aspirantët, besimtarët, shpirtrat e fortë të Kosovës, të fluturojmë mbi kufizimet e historisë sonë? A mund të fluturojmë nëpër “7 Qiej”, secila shtresë duke dhënë prova për vendosmërinë tonë të fortë dhe luftën e palodhur për liri? Ndërsa shikojmë NEËBORN-in, le të pyesim veten: Sa lart mund të na çojnë ëndrrat tona? Sa larg mund të na çojnë aspiratat tona?”, thuhet në postim.

Në fund thuhet “Përgjigja jehon në zemrat tona, rezonon nëpër tokën tonë. Po, ne mund të fluturojmë”./ZËRI/