Bota

Nga Çekia në Angli! Si u krijua rrjeti i skllavërisë moderve me 100 orë punë në javë..."koka" dy vëllezërit Drevenak

Nga viti 2012 deri në vitin 2019, nuk ndërhyri askush!

k.m.
Nga Çekia në Angli! Si u krijua rrjeti i skllavërisë
Punonjësit

BRITANI E MADHE- Shenjat se viktimat e skllavërisë moderne detyroheshin të punonin me orare tejet të zgjatura në një degë të McDonald's dhe në një fabrikë që furnizonte produkte buke në supermarketet kryesore nuk munguan, por u injoruan prej vitesh. Nga viti 2012 deri në vitin 2019, nuk ndërhyri askush! Lidhur me këtë çështje, BBC ka bërë një investigim duke zbuluar se një bandë kriminale detyroi 16 persona që punonin në restorantin e ushqimit "fast food" dhe në një fabrike që furnizonte rrjetet e kompanive si: Asda, Co-op, M&S, Sainsbury's, Tesco dhe Waitrose.

Viktimat nga Republika Çeke u shfrytëzuan për më shumë se 4 vjet. Viktimat i përzgjidhnin që të ishin njerëz me sa më shumë nevoja. Kryesisht preferonin ata që ishin të pastrehë në Çeki ose ata që kishin varësi duke u premtuar pagë minimale, pasi paratë e tjera i merrnin anëtarët e grupit kriminal. Kështu i kishin blerë vetes makina luksoze, stoli ari dhe një pronë në Republikën Çeke, e cila përdorej si bazë për bandën. Personat që i shfrytëzonin në punë, i kishin strehuar në një kasolle dhe nuk i linin që të largoheshin. Disa prej tyre u arratisën, por u gjetën sërish dhe u trafikuan përsëri për në Mbretërinë e Bashkuar.

Shfrytëzimi i tyre përfundoi në tetor 2019 pasi viktimat kontaktuan policinë në Republikën Çeke, e cila më pas informoi homologët e tyre britanikë. Por shenjat paralajmëruese nuk kishin munguar. 

"BBC" zbuloi se pagat hidheshin në llogari bankare në emra të tjerëve. Në McDonald's, të paktën katër paga të të punësuarëve- në total 215,000 £ - futeshin në një llogari që kontrollohej nga banda. Asnjë prej tyre nuk fliste anglisht dhe aplikimet për punë plotësoheshin nga një anëtar bande, i cili madje ulej me ta nëpër intervista pune si përkthyes. Me të fituar, ata punonin 70-100 orë në javë. Madje njëri prej tyre kishte punuar edhe turn 30 orësh. 

RASTI I PAVEL

Nga Çekia në Angli! Si u krijua rrjeti i skllavërisë
Pavel

Ashtu si shumë prej viktimave, Pavel - i cili ka hequr dorë nga e drejta e tij ligjore për anonimitet - ishte i pastrehë në Republikën Çeke kur u kontaktua nga banda në vitin 2016. Ai thotë se ishte joshur me premtimin e rremë për një punë të mirëpaguar në Mbretërinë e Bashkuar, ku në atë kohë mund të punonte legalisht. Por realiteti i asaj që ai përjetoi i ka lënë "plagë" në shëndetin e tij mendor.

"Ju nuk mund të zhbëni dëmin e shëndetit tim mendor, trauma që kam pësuar do të jetojë gjithmonë me mua."

Atij i jepeshin vetëm disa paund në ditë në para nga shfrytëzuesit e tij, pavarësisht se punonte 70 orë në javë në një nga degët e McDonald's. Teksa ai detyrohej të punonte, grupi kriminal i udhëhequr nga vëllezërit Ernest dhe Zdenek Drevenak i kishte marrë pasaportën dhe e detyronte që të punonte për ta duke ushtruar terror dhe dhunë. 

Nga Çekia në Angli! Si u krijua rrjeti i skllavërisë
Ernest dhe Zdenek Drevenak

"Ne kishim frikë. Nëse do të arratiseshim dhe do të ktheheshim në shtëpi, po Ernest Drevenak ka shumë miq në qytetin tonë, gjysma e qytetit ishin shokët e tij. Banda na trajtonte si bagëti. Na ushqenin aq sa të ecnim. Na kontrollonin me pranga të padukshme, ishim të monitoruar gjithë kohës me kamera, nuk na linin telefona dhe internet. Po ashtu, nuk dinim as anglisht."

Pavel beson se McDonald's gjithashtu ndan njëfarë përgjegjësie.

"Ndihem pjesërisht i shfrytëzuar nga McDonald's sepse ata nuk vepruan. Mendova se nëse do të punoja për McDonalds, ata do të ishin pak më të kujdesshëm, se do ta vinin re atë që po ndodhte."

Dy ish-kolegë i thanë BBC-së se orët ekstreme që punonin burrat - dhe ndikimi që kishte mbi ta - ishte i qartë për t'u parë.

Edhe pse u kontaktuan, "McDonald's UK" refuzoi kërkesën e BBC për një intervistë. Sa i përket fabrikës ku po ashtu punonin viktimat e skllavërisë moderve, gjithashtu nuk pati asnjë reagim. Por kompanitë që furnizoheshin nga kjo fabrikë e bojkotuan.

Sainsbury's tha se nuk bleu më nga kompania "Specialty Flatbread Ltd" që në viti 2016. Të tjerët u ndalën vetëm pasi Policia ndërhyri në vitin 2019. Asda i tha BBC-së se ishin të zhgënjyer që kishin të tillë furnitorësh. Tesco tha se pas inspektimeve, kompania e tyre i ndërpreu të gjitha porositë nga furnizuesit në 2020. Të njëjtat hapa kanë ndjekur dhe të tjerët./ZËRI

Poll

MOS HUMB