Bota

Ngërçi politik! Sot përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Nga 104 deputetë të pranishëm, vetëm 51 votuan për, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim, numra që nuk mjaftuan për miratim.

F.I
Ngërçi politik! Sot përpjekja e 27-të për
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË-Kriza politike në Kuvendin e Kosovës po zgjatet, ndërsa përpjekjet për konstituimin e legjislaturës së re po dështojnë në mënyrë të vazhdueshme. Sot, deputetët pritet të mblidhen për të vijuar me seancën e 27-të me radhë, me qëllim zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe themelimin e plotë të institucionit ligjvënës.

Seanca e fundit përfundoi pa rezultat, pasi nuk pati dakordim për përbërjen e Komisionit Ad-hoc, i cili është thelbësor për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin.

Nga 104 deputetë të pranishëm, vetëm 51 votuan për, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim, numra që nuk mjaftuan për miratim. 

Për ta konstituuar Kuvendin, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri dhe pesë nënkryetarët, për të cilët nevojiten 61 vota. Vetëm pas zgjedhjes së tyre, organi ligjvënës konsiderohet i konstituuar, dhe pas kësaj hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Poll

MOS HUMB