Bota

Ngjarje e rëndë në Greqi, babai vret vajzën me sklerozë

Autori 69-vjeçar tha në polici se e vrau të bijën, pasi nuk e shikonte dot më në atë gjendje të rënduar. Babai tentoi të vrasë veten, pasi qëlloi mbi viktimën.

D.XH

 

Ngjarje e rëndë në Greqi, babai vret vajzën me sklerozë
Policia greke

SELANIK - Një baba në Selanik vrau vajzën e tij 42-vjeçare, një paciente me sklerozë të shumëfishtë. Autori i vrasjes tha se e ndërmori veprimin, pasi nuk mund të shikonte të bijën, duke vuajtur. 69-vjeçari, pasi ka vrarë vajzën, ka tentuar edhe vetëvrasjen.

“E vrava. Nuk duroja më ta shihja në këtë gjendje, duke vuajtur nga sëmundja e saj”, ka thënë autori në polici. Ai rrëfeu se vajza e tij, Katerina, vuante nga skleroza e shumëfishtë, ishte në gjendje të keqe dhe se e mundonte sëmundja.

Viktima u gjet e vdekur nga vëllai i saj. Duke qenë se babai nuk iu përgjigj telefonatave të tij, djali shkoi në shtëpi, ku e gjeti motrën, të gjakosur në dysheme, me një dëmtim në bark.

Viktima, që kur ishte në jetë përdorte karrige me rrota, jetonte në Sykies, Selanik, dhe për të kujdesej babai i saj dhe një kujdestar. Nëna thuhet se kishte vdekur nga kanceri rreth 25 vite më parë.

Miqtë dhe fqinjët e viktimës thanë për mediat se ajo vuante nga skleroza e shumëfishtë që në moshën 14-15 vjeçare dhe se kishte mësuar të përballej dhe të jetonte me sëmundjen.

Hetimet paraprake për tragjedinë po kryhen nga Drejtoria e Policisë të Selanikut. Ngjarja ka shokuar komunitetin, ku jetonte familja./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB