Bota

Një delegacion i Hamasit vizitoi Moskën, çfarë u bisedua në Rusi

Një delegacion nga grupi militant Hamas, shkoi në Moskë, për të biseduar në lidhje me dorëzimin e pengjeve, ku përfshihen edhe shtetas rusë.

D.XH
Një delegacion i Hamasit vizitoi Moskën, çfarë u bisedua
Hamasi

MOSKË - Një delegacion i Hamasit vizitoi Moskën këtë të enjte, për bisedime mbi lirimin e pengjeve të huaja, përfshirë shtetas rusë, që grupi militant po i mban aktualisht në Gaza. Lajmi u bë me dije nga mediat ruse, që cituan burime të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Anëtari i lartë i Hamasit Abu Marzouk ishte në mesin e atyre që ndoqën bisedimet, raportoi TASS.

"U mbajtën kontakte me Marzouk, në vijim të linjës ruse për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të huaja në Rripin e Gazës. U diskutuan gjithashtu çështje që lidhen me evakuimin e shtetasve rusë dhe të huajve të tjerë, nga territori i enklavës palestineze", shkroi agjencia e lajmeve, TASS.

Rusia mban raporte me të gjitha vendet e Lindjes së Mesme, me Izraelin, Iranin, Autoritetin Palestinez dhe Hamasin. Shteti rus ka fajësuar Amerikën, në lidhje me atë që po ndodh në Gaza.

Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 8500 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB