Bota

Një ditë pasi u gjobit me 355 mln dollarë, Trump nxjerr në treg atletet e reja! Detaji i veçantë tek ato

Këpucët, me ngjyrë ari me shkëlqim dhe me një detaj të flamurit amerikan në anën e pasme, shiten si "Never Surrender High-Tops" për 399 dollarë në një uebsajt të ri që shet gjithashtu këpucë të tjera të markës Trump.

E.K
Një ditë pasi u gjobit me 355 mln dollarë, Trump nxjerr në
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump, pak pasi u gjobit 355 milionë dollar nga drejtësia amerikane, ka bërë një lëvizje të re që ka tërhequr vëmendjen. Ai ka nxjerrë në treg atlete të reja të markës Trump në "Sneaker Con". Trump u prit me brohoritje të forta në Qendrën e Konventave në Filadelfia, teksa prezantoi ato që ai i quajti këpucët e para zyrtare të Trump.

Këpucët, me ngjyrë ari me shkëlqim dhe me një detaj të flamurit amerikan në anën e pasme, shiten si "Never Surrender High-Tops" për 399 dollarë në një uebsajt të ri që shet gjithashtu këpucë të tjera të markës Trump dhe parfum "Victory47" për 99 dollarë nje shishe. Ai do të ishte presidenti i 47-të nëse zgjidhet sërish. Faqja e internetit thotë se nuk ka asnjë lidhje me fushatën e Trump, megjithëse zyrtarët e fushatës së Trump promovuan paraqitjen në postimet në internet.

Vendimi erdhi një ditë pasi një gjykatës në Nju Jork urdhëroi Trumpin dhe kompaninë e tij të paguanin një gjobë prej 355 milionë dollarësh, duke zbuluar se ish-presidenti gënjeu për pasurinë e tij për vite të tëra, duke mashtruar bankat, siguruesit dhe të tjerët duke fryrë pasurinë e tij mbi pasqyrat financiare.

Ky dënim erdhi pasi Trump u urdhërua t'i paguante 83.3 milionë dollarë shtesë shkrimtares E. Jean Carroll për dëmtimin e reputacionit të saj pasi ajo e akuzoi atë për sulm seksual. Me pagesat e interesit, borxhet ligjore të Trump tani mund të kalojnë gjysmë miliardë dollarë, një shumë që është e paqartë që ai mund ta përballojë ta paguajë./ZËRI

Poll

MOS HUMB