Bota

Një tjetër virus vdekjeprurës nga Laboratori në Wuhan, panik tek studiuesit

Studiuesit në Institutin Pasteur të Francës analizuan gjenomin e këtij lloji të ri të poliomielitit, të njohur si 'WIV14', dhe zbuluan se përputhej në masën mbi 99% me një lloj poliomieliti laboratorik

M.M
Një tjetër virus vdekjeprurës nga Laboratori në Wuhan, panik
 Laboratori i Virologjisë në Wuhan

KINË- Laboratori kinez i Virologjisë në Wuhan, i njohur për origjinën e Covid-19, mund të jetë përgjegjës për lëshimin e një lloji virusi të ri. Sipas drejtuesve të FBI-së dhe anëtarëve të Kongresit amerikan, ekziston një mundësi që virusi, i cili preku një djalë 4-vjeçar në provincën Anhui të Kinës, mund të ketë evoluar nga një lloj poliomieliti (sëmundje virale që mund të prekë nervat dhe kjo të çojë në paralizë) që përdoret kryesisht në prodhimin e vaksinave dhe mjediset laboratorike.

Sipas Science, studiuesit në Institutin Pasteur të Francës analizuan gjenomin e këtij lloji të ri të poliomielitit, të njohur si 'WIV14', dhe zbuluan se përputhej në masën mbi 99% me një lloj poliomieliti laboratorik. Edhe pse studiuesit nuk mund të përcaktojnë me siguri origjinën e llojit WIV14, ata dyshojnë që mundësitë e rrjedhjes nga laboratori i Wuhanit duhet të investigohen edhe më tej.

Biologu molekular Dr. Richard Ebright, i trajnuar në Harvard, theksoi se këto gjetje nënvizojnë gjendjen e pasigurt të kërkimit global në fushën e virologjisë. Kjo teori mund të shtojë një rast tjetër të gabimeve të sigurisë të laboratorit shtetëror kinez të sëmundjeve infektive, i cili ka parë financimet e tij të reduktuara nga SHBA vitin e kaluar me urdhër të Presidentit Joe Biden./ ZËRI

Poll

MOS HUMB