Bota

Njerëzit që kanë zbatuar rregullat e COVID-19 kanë shëndet mendor më të dobët

Ata që ndoqën rregullisht kufizimet kur goditi pandemia, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga stresi, ankthi dhe depresioni.

f.t
Njerëzit që kanë zbatuar rregullat e COVID-19 kanë
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Nuk do ta besoni por sipas një studimi të ri, njerëzit që kanë respektuar dhe zbatuar rregullat e Covid-19 kanë shëndetin mendor më të dobët në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas studimit trauma e e pandemisë ka ndikim në shëndetin mendor të njerëzve edhe tre vjet më vonë. Ata që ndoqën rregullisht kufizimet kur goditi pandemia, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga stresi, ankthi dhe depresioni, zbuluan studiuesit në Universitetin Bangor.

Frika nga infektimi  me Covid u dëshmua si një anë e mirë ashtu edhe një anë negative, sipas studiuesve. Studiuesit shkruan The Guardian, i bazuan gjetjet e tyre në një studim me 1,729 njerëz në Uells gjatë izolimit të parë në Mbretërinë e Bashkuar në mars deri në shtator 2020 dhe masat e stresit, ankthit dhe depresionit të gjetura mes tyre gjatë shkurtit deri në maj të këtij viti. Willegers, një akademik në institutin e Universitetit Bangor për psikologjinë e performancës së elitës, tha se disa njerëz e kishin të vështirë të bënin kalimin nga marrja e këshillave të rregullta për ndjekjen e këshillave të shëndetit publik gjatë pandemisë, në mungesë të këshillave kur mbaroi bllokimi. 

“Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, fushatat e mesazheve u krijuan për të siguruar që njerëzit të vazhdonin të ndiqnin rregullat. Por nuk kishte asnjë fushatë mesazhesh pasi dolëm nga pandemia për t'i ndihmuar të gjithë të kalojnë në mënyrë të sigurtë në normalitet. Pa këtë, disa lloje të personalitetit kanë ruajtur sjelljen e parandalimit të infeksionit dhe ankthin që minon mirëqenien e tyre mendore,"-tha studiuesi.

Shëndeti i dobët mendor i përjetuar nga njerëzit që respektojnë rregullat është "thellësisht shqetësues", tha Qendra për Shëndetin Mendor. Ekspertët thonë se dëmi i përhapur që Covid i bëri shëndetit mendor në Britani është arsyeja kryesore që kërkesa për shërbimet psikologjike dhe psikiatrike të NHS është rritur në vitet e fundit.

Poll

MOS HUMB