Bota

Notre Dame: Thesaret e fshehura të nxjerra në dritë nga restaurimi

Rreth 30 pjesë të ikonostasit të vjetër e të humbur të Notre Dame do të ekspozohen për herë të parë aty, në kuadër të ekspozitës “Making the stones talk", e cila zgjat deri më 16 mars 2025.

Redaksia Zëri
Notre Dame: Thesaret e fshehura të nxjerra në dritë nga
Pamje nga Notre Dame

PARIS- Zjarri shkatërrues i vitit 2019 në Katedralen Notre Dame çoi në zbulime të rëndësishme gjatë punës restauruese. Arkeologët kanë zbuluar thesare që datojnë nga lashtësia deri në shekullin e 19-të. Kokat e mermerit të Krishtit të kryqëzuar dhe busti i një statuje të një njeriu me tunikë janë disa nga objektet që mund të shihen sot në 'Musée de Cluny', muzeu i artit mesjetar në Paris. Rreth 30 pjesë të ikonostasit të vjetër e të humbur të Notre Dame do të ekspozohen për herë të parë aty, në kuadër të ekspozitës “Making the stones talk", e cila zgjat deri më 16 mars 2025.

"Ne menduam se këto elemente humbën përgjithmonë,"-tha drejtoresha e muzeut Séverine Lepape për France 24.

Kishte pak mundësi para zjarrit për të studiuar Notre Dame kaq nga afër. Vetëm në vitin 1847 u krye një gërmim i parë në skajin lindor, nën sheshin përballë tempullit.

Notre Dame: Thesaret e fshehura të nxjerra në dritë nga

Rindërtimi i historisë 2000 vjeçare

Për shekuj, përdorime të ndryshme të hapësirës mbivendosen me njëra-tjetrën. Nivelet më të vjetra datojnë që nga periudha e hershme e antikitetit. Një banesë e fillimit të shekullit I u zbulua në një thellësi prej 3.5 metrash në zemër të tempullit. Nën sheshin e katedrales u gjetën rrënoja dhe objekte të epokës romake.

Notre Dame: Thesaret e fshehura të nxjerra në dritë nga

Gërmimet bënë të mundur gjithashtu gjetjen e rrënojave mesjetare si ato të një ndërtese të madhe nga periudha kur familja aristokratike Karolidiane sundonte pjesën më të madhe të Evropës perëndimore (750 – 887 pas Krishtit). Për herë të parë u zbuluan edhe themelet e katedrales. 

Notre Dame: Thesaret e fshehura të nxjerra në dritë nga

Ka ende sekrete për të zbuluar

Zbulimi në vitin 2022 i dy sarkofagëve nën korridorin qendror të Notre-Dame de Paris u theksua në mediat franceze – dhe jo vetëm. Ndërsa identifikimi i zyrtarit të kishës Antoine de La Porte u bë i mundur falë një mbishkrimi, identiteti i të vdekurit tjetër mbeti i mbuluar me mister.

Notre Dame: Thesaret e fshehura të nxjerra në dritë nga

Shtatorin e kaluar, arkeologu Éric Crubézy njoftoi se ai mund të ishte poeti Joachim du Bellay, i cili u varros në katedrale në shekullin e 16-të, sipas analizave të kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Spitalit Universitar të Toulouse. Megjithatë, jo të gjithë ranë dakord me këtë hipotezë.

Notre Dame ka ende sekrete për të zbuluar! Pavarësisht përfundimit të punës restauruese, ekipet e arkeologëve janë ende të zënë.

“Puna nuk ka përfunduar. Ka ende analiza të rëndësishme për të bërë në dy-tre vitet e ardhshme,”- tha Besnier.

Zjarri që shkatërroi katedralen dhe tronditi të gjithë botën ka ndihmuar në mënyrë indirekte në përparimin e kërkimeve arkeologjike./ZËRI

Poll

MOS HUMB