Bota

Nuk e donin dhëndrin shqiptar, familja greke pagoi 2500 euro për ta vrarë

Dhëndri shqiptar, pas shqetësimeve të herë pas hershme nga vjehrri, kishte marrë urdhër mbrojtje në polici dhe babait të vajzës nuk i lejohej që t’ju afrohej.

f.t
Nuk e donin dhëndrin shqiptar, familja greke pagoi 2500 euro për ta
foto ilustruese

GREQI- Rasti tragjik i ekzekutimit të një shqiptari në Veria, që tronditi gjithë Greqinë në verën e vitit 2014 , ka dalë sërish në dritën e publikut. Protothema shkruan se ngjarja është rikthyer sërish pasi një 48-vjeçar çeçen, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Selanikut për vrasjen e shqiptarit, ka apeluar vendimin dhe kërkon lirimin nga burgu.

Ngjarja daton në vitin 2014, kur një 43-vjeçar shqiptar në Greqi u ekzekutua në mënyrë mizore në një krim me porosi, për shkak se prindërit e vajzës nuk e donin për burrin e saj. Shqiptari, i cili ishte i divorcuar dhe me 2 fëmijë, kishte krijuar lidhje dashurie me një vajzë 30-vjeçare, 13 vjet më të vogël se ai. Të dy ata u martuan në Maj të vitit 2014.

Por prindërit e vajzës, megjithëse kishin një marrëdhënie miqësore më 43-vjeçarin shqiptar në të kaluarën, nuk e kanë miratuar këtë martesë dhe janë përpjekur që ta largojnë vajzën nga ai. Madje babai i 30-vjeçares kishte tentuar disa herë të ndante çiftin, duke shkuar në shtëpinë e tyre dhe debatonte me të bijën që të braktiste 43-vjeçarin, pasi sipas tij ai ishte i ‘varfër, më i madh, i divorcuar dhe më dy fëmijë të mitur."

Dhëndri shqiptar, pas shqetësimeve të herë pas hershme nga vjehrri, kishte marrë urdhër mbrojtje në polici dhe babait të vajzës nuk i lejohej që t’ju afrohej.

Çfarë ndodhi me dhëndrin e familjes greke?

Në këto kushte, babai i vajzës pajtoi një shtetas çeçen që kishte dalë nga burgu dhe i kërkoi që të vriste shqiptarin. Për këtë i ofroi 2500 Euro, nga të cilat 1500 ia dha paradhënie dhe pjesën tjetër më pas. Shtetasi çeçen, së bashku me nipin e tij, hartuan planin për vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar.

Një ditë i bllokuan rrugën me makinë dhe e bindën të dilte nga automjeti me pretendimin se donin të bisedonin me të. Pasi doli nga mjeti, e morën me forcë dhe e futën në makinën e tyre duke e çuar në një zonë të pyllëzuar. Aty e dhunuan dhe e mbytën me litar, më pas trupin e groposën. 

Autori çeçen është dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu të njëjtin dënim ka marrë edhe vjehrri i viktimës dhe nipi 37-vjeçar i autorit, ndërsa bashkëshortja e 54-vjeçarit është dënuar me 12 vite burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB