Bota

Nuk u hap parashuta, pakoja me ndihma vret 5 civilë në Gaza

Tre aeroplanë amerikanë për mallra kanë hedhur ushqim prej ajrit të shtunën në Rripin e Gazës.

f.t
Nuk u hap parashuta, pakoja me ndihma vret 5 civilë në Gaza
PAKOT ME NDIHMA

IZRAEL- Pesë civilë, ndër ta dy fëmijë, kanë humbur jetën pasi një pako me ndihma e hedhur nga aeroplani në Gaza i ka goditur teksa e prisnin në tokë. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur për shkak se nuk është hapur parashuta.

Tre aeroplanë amerikanë për mallra kanë hedhur ushqim prej ajrit të shtunën në Rripin e Gazës, ka thënë një zyrtar amerikan, teksa rriten shqetësimet për krizë humanitare në këtë rajon, pas disa muajsh luftime.

Ndërkohë SHBA ka njoftuar se do të ndërtojë një port të përkohshëm në brigjet e Gazës, për të mundësuar futjen në masë të madhe të ndihmave humanitare./ZËRI

Poll

MOS HUMB