
EUROPË- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për luftë kundër HIV-it dhe stigmës që rrethon sëmundjen. Në një konferencë ndërkombëtare për SIDA-n që do të hapet të hënën në qytetin jugor gjerman të Mynihut, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge ka bërë me dije se numri i infeksioneve dhe vdekjeve të reja po rritet në Evropë.
"Situata në rajonin evropian është një kontraste dramatike,"- vuri në dukje belgu.
Ai tha se disa vende e kishin ndaluar pothuajse tërësisht transmetimin e HIV-it, ndërkohë, në të tjerat, nivelet e vdekjeve mbetën të larta.
Sipas raportit të fundit të HIV/AIDS nga OBSH në Evropë dhe agjencia evropiane e kontrollit të sëmundjeve ECDC, më shumë se 110,000 njerëz në rajon u diagnostikuan me HIV në vitin 2022. Kjo përfaqëson një rritje të lehtë në krahasim me vitin 2021, por një rënie të ndjeshme në krahasim me periudhën para-Covid në vitin 2019. Raporti thotë se vendet me normën më të lartë për frymë janë: Rusia, Ukraina dhe Moldavia.
Sipas Kluges, diagnostikimi i HIV-it në faza të vonshme mbetet problem në ditët e sotme, dhe ka thënë se duhet të merren masa urgjente për të adresuar stigmatizimin e të prekurve. Në Evropë jetojnë rreth tre milionë njerëz me AIDS, ndërsa në gjithë botën rreth 39 milionë./ZËRI