
JERUZALEM - Rebelët e Huthit të Jemenit pretendojnë se lëshuan një numër të madh raketash balistike dhe dronësh drejt Izraelit dhe paralajmëruan për sulme të tjera.
Izraeli po sot më herët tha se shkatërroi një objektiv ajror të paidentifikuar mbi Detin e Kuq.
“Nuk kishte asnjë kërcënim apo rrezik për civilët”, tha ushtria izraelite.
Incidenti bëri që të ndizeshin sirenat e sulmit ajror në resortin e njohur turistik të Eilat në Detin e Kuq, ndërsa banorët kanë vrapuar për strehim.
Ushtria izraelite tha se përdori sistemin e mbrojtjes ajrore "Shigjeta" për herë të parë që nga shpërthimi i 7 tetorit të luftës me Hamasin, për të identifikuar një raketë në Detin e Kuq, të lëshuar drejt territorit të saj.
Yahya Saree, një zëdhënës i ushtrisë së Huthit, tha se operacioni ishte i treti që synonte Izraelin dhe kërcënoi se do të kryhen më shumë sulme. Ai tha se rebelët e Huthit nuk ndalen, derisa agresioni izraelit në Gaza të mbarojë.
Më herët, një zyrtar i lartë i Huthit i tha agjencisë së lajmeve AFP se grupi jemenas i mbështetur nga Irani kishte dërguar drone drejt Izraelit jugor.
“Këta dronë i përkasin shtetit të Jemenit”, tha kryeministri jemen, Abdelaziz bin Habtour.
Incidentet mund të rrisin konfliktet rajonale, pas luftës Izrael-Hamas.
"Ky është një shqetësim për Izraelin sepse ai tashmë është i përfshirë në konflikt me Hezbollahun e mbështetur nga Irani në frontin verior," raporton Al Jazeera.
Më 27 tetor, dronët shkaktuan shpërthime në qytetet egjiptiane të Detit të Kuq, Taba dhe Nuueiba, pranë kufirit izraelit. Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit tha se grupi Huthi, të mbështetur nga Irani lëshuan drone dhe raketa, me qëllimin për të dëmtuar Izraelin.
Incidentet erdhën dy ditë pasi Hamasi, grupi që drejton Rripin e Gazës, tha se lëshoi një raketë drejt Eilat. Ushtria izraelite tha se raketa ra në një fushë të hapur.
Gjithashtu javën e kaluar, ushtria amerikane tha se një anije luftarake e marinës në veri të Detit të Kuq kapi predha të lëshuara nga Huthi, që mund të ishin drejtuar për të goditur Izraelin.
Tensionet rajonale kanë qenë në rritje, pasi Hamasi filloi një sulm të befasishëm në Izrael më 7 tetor. Që atëherë, Hezbollahu është përfshirë në shkëmbime zjarri me Izraelin. Irani mohon të ketë ndonjë rol në sulmin e Hamasit të 7 tetorit.
Ndërkohë, Izraeli ditët e fundit ka zgjeruar sulmet e tij ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, që ka qenë nën bombardime të pamëshirshme për më shumë se tre javë.
Zyrtarët në Gaza thonë se më shumë se 8000 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore të Izraelit, ndërsa në Izrael, numri i të vdekurve ka shkuar në 1400./Zëri.ai/