Bota

Sulmohet me armë eskorta e presidentit palestinez

Një grup i quajtur "Fëmijët e Abu Jandel" dyshohet se kanë kryer sulmin. Ata i kishin dhënë afat 24 orë Abassit, që të ndalonte bombardimet e Izraelit mbi Gaza.

D.XH
Sulmohet me armë eskorta e presidentit palestinez
Mahmoud Abass

PALESTINË -Një sulm i armatosur në autokolonën e presidentit palestinez Mahmud Abbas ka ndodhur mesditën e sotme, 7 nëntor. Sulmi u mor përsipër nga një grup i ri i dyshimtë i quajtur "Fëmijët e Abu Jandel", anëtarët e të cilit thuhet se janë organizuar brenda institucionit të sigurisë palestineze në Bregun Perëndimor.

Ata thuhet se i kishin dhënë Abasit 24 orë për të vepruar për situatën në Gaza dhe të ndërmarrin veprime kundër Izraelit.

Sipas raportimeve, një nga truprojat e presidentit të Autoritetit Palestinez u plagos gjatë të shtënave.

Më 5 nëntor, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blanken bëri një vizitë të paplanifikuar në Ramallah dhe u takua me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Gjatë atij takimi, presidenti i Autoritetit Palestinez i kërkoi Blinken që të detyronte Izraelin të ndalonte bombardimet në Gaza.

Sot bëhet muaji nga dita kur në Izrael u vranë 1,400 njerëz, kryesisht civilë, në komunitetet e tyre. Më shumë se 200 të tjerë u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza për t'u mbajtur si pengje. Izraeli thotë se sulmet e tij dhe ofensiva tokësore në Gaza do të shkatërrojnë Hamasin dhe kërcënimin që paraqet për ta, por thekson që po punon për të minimizuar viktimat civile. Më shumë se 10,300 njerëz janë vrarë në Gaza, duke përfshirë më shumë se 4,100 fëmijë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB