Bota

Operacion antidrogë në Itali, 11 të arrestuar, fusnin sasi të mëdha droge nga Shqipëria

Trafiku i drogës Shqipëri-Kalabri, 11 të arrestuar

E.K
Operacion antidrogë në Itali, 11 të arrestuar, fusnin sasi
Pamje nga operacioni

ITALI- 11 persona janë vënë në pranga nga policia në Itali, pasi dyshohen për trafikun e lëndëve narkotike. Operacioni është ndërmarrë nga punonjësit e policisë së Kalabrisë, ku në aksion janë përdorur dhe disa helikopterë dhe qenë antidrogë.

Të dyshuarit akuzohen për transportin, posedimin dhe shitjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike si kokainë, heroinë, marihuanë dhe hashash.

Veprimtaria hetimore është vijimi i operacionit “Maestrale-Carthago” i zhvilluar kundër bandave “Ndrangheta” në zonën e Vibos.

Sipas mediave italiane, droga që trafikohej nga ky grup kriminal, futej në Itali kryesisht nga Shqipëria.

Policia nuk ka zbardhur ende identitetin e personave që janë arrestuar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB