Bota

Palestinezët lirojnë 2 pengje izraelitë

Bëhet fjalë për Hanna Katzir, 77 vjeç, dhe Yagil Yaakov, 12 vjeç të dy nga Kibbutz Nir Oz. Yaakov u rrëmbye së bashku me të atin dhe vëllain e tij Or, 16 vjeç.

k.m.
Palestinezët lirojnë 2 pengje izraelitë
Foto ilustruese

IZRAEL- Palesinezët do të lirojë dy pengje izraelite, njoftoi të enjten zëdhënësi i grupit terrorist, sipas raporteve të mediave izraelite. Zëdhënësi tha se një grua e moshuar dhe një fëmijë mund të lirohen. Grupi tha se ishte i përgatitur të lironte pengjet për arsye humanitare dhe mjekësore, por vetëm nëse do të respektoheshin “masat e duhura”.

Bëhet fjalë për Hanna Katzir, 77 vjeç, dhe Yagil Yaakov, 12 vjeç të dy nga Kibbutz Nir Oz. Yaakov u rrëmbye së bashku me të atin dhe vëllain e tij Or, 16 vjeç. Djali 12-vjeçar ka një alergji vdekjeprurëse nga kikiriku, ndaj shoqata e alergologjisë kërkoi që ai të ekzaminohej urgjentisht nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq dhe t'i injektohej epinefrinë, transmeton La Repubblica. Pengjet u shfaqën në dy video të publikuara pasditen e sotme. 

Dy pengje amerikano-izraelite, Judith (Yehudit) Tai Raanan dhe Natalie Shoshana Raanan, u liruan më 20 tetor, për "arsye humanitare" dhe ushtarët e IDF-së shpëtuan Pvt. Ori Megidish të rrëmbyer nga Gaza më 29 tetor. Shumica e 240 pengjeve të mbajtura në Gaza besohet se janë ende gjallë, sipas shërbimeve izraelite të sigurisë. 

Poll

MOS HUMB