
IRAN- Dalin pamjet e para nga momenti kur ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat e helikopterit, trupat e viktimave, mes tyre edhe të presidentit Ebrahim Raisi. Siç duket nga pamjet, për transportimin e tyre janë duke përdorur barrela. Një zyrtar ushtarak ka thënë se identifikimi i trupave ishte i vështirë pasi disa u dogjën.
MOMENTI ME VIDEO:
Zyrtarët iranianë thonë se helikopteri ku humbi jetën presidenti i Iranit Reisi dhe ministri i Jashtëm, u rrëzua pasi u përball me vështirësi në mjegull të dendur në veri të vendit, në kufi me Azerbajxhanin. Për ngjarjen e ndodhur, Irani ka shpallur 5 ditë zie kombëtare, duke i cilësuar të ndjerët si "martirë"./ZËRI