Bota

Pamje virale/ Po raportonte për motin e keq, gazetari 'sulmohet' nga një peshk

Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar. Gazetari identiteti i të cilit nuk është zbuluar, po raportonte për motin në Kristiansund kur papritur një peshk kërcen dhe e godet në fytyrë. Ai ka humbur ekuilirbin dhe ka rënë në shkëmbinj. 

a.l
Pamje virale/ Po raportonte për motin e keq, gazetari 'sulmohet'
Momenti kur sulmohet gazetari

NORVEGJI- Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një video e momentit kur një gazetar norvegjez sulmohet nga një peshk teksa po raportonte për motin e keq. 

Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar. Gazetari identiteti i të cilit nuk është zbuluar, po raportonte për motin në Kristiansund kur papritur një peshk kërcen dhe e godet në fytyrë. Ai ka humbur ekuilirbin dhe ka rënë në shkëmbinj. 

Siç mund të dëgjohet në video, gazetari bërtet i tmerruar, ndërsa një dallgë e madhe për pak sa nuk e ka përfshirë. Kameramani ka shpërthyer në të qeshura pasi nuk e besonte që një ngjarje e tillë e papritur do të ndodhte para tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB