BRAZIL- Rasti brutal i dhunës që Igor Eduardo Pereira Cabral, një ish-basketbollist profesionist ushtron ndaj të dashurës së tij, Juliana Garcia dos Santos ka pushtuar mediat. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Cabral sulmoi Julianën me më shumë se 60 grushte në fytyrë brenda një ashensori. Tashmë ai akuzohet për tentativë vrasjeje. Pamjet e kamerave të sigurisë tronditën publikun, duke e treguar viktimën me një fytyrë të shpërfytyruar dhe të gjakosur. Pas reagimeve negative, Igori çaktivizoi llogaritë e tij në mediat sociale.
PAMJET E RËNDA:
E gjitha ndodhi sepse Igor Cabral gjeti një bisedë me një mik të tij në celularin e partneres së tij, Juliana Garcia dos Santos, dhe pasi e hodhi në pishinë, e futi në ashensor ku duket se fillimisht patën një bisedë intensive para shpërthimit. Basketbollisti e hodhi gruan në dyshemenë e ashensorit me një grusht. Megjithatë nuk u mjaftua me kaq. Ai nuk ndali duke e goditur.
Britmat e Julianës nxitën mobilizimin e fqinjëve të cilët thirrën Policinë, e cila arrestoi atletin, i cili përballet me shumë vite burg.
Çfarë mbetet për t’u ditur?
Pasi u arrestua, e dyshuara dëshmoi në Departamentin e Mbrojtjes së Grave. CNN u përpoq të kontaktonte mbrojtjen e Igor Eduardos, por ende nuk ka marrë një përgjigje./ZËRI