
KOSOVË- Një foshnjë (i seksit mashkull) i porsalindur ka humbur jetën këtë të premte në Qendrën Klinike të Kosovës, në repartin e Gjinekologjisë. Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet të jetë bërë një trajtimi i pakujdesshëm nga ana e mjekëve.
Të paktën kështu pretendojnë familjarët, të cilët dhe kanë bërë denoncimin në Polici. Autoritetet në Kosovë, pas denoncimit të rastit por e trajtojnë vdekjen si trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./ZËRI