Bota

VD-Panik në Holandë/ Disa persona merren PENG në një kafene, dorëzohet autori

Pasi qëndroi për disa minuta brenda lokalit dhe kërcënoi se do të hidhte veten në erë bashkë me personat e tjerë që ndodheshin brenda këtij biznesi, autori u dorëzua.

f.t
VD-Panik në Holandë/ Disa persona merren PENG në një kafene,
PAMJE NGA NGJARJA

HOLANDË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Holandë. Disa persona janë marrë peng në një lokal në një qytet të Holandës të shtunën, ndërsa policia ka urdhëruar evakuimin e 150 shtëpive dhe ka mbyllur qendrën e qytetit. Nuk dihet se sa persona janë marrë peng, por mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për 4 ose 5 persona. Ndërkohë, rreth 150 shtëpi pranë kafenesë janë evakuuar.

Policia e armatosur rëndë ka rrethuar një pjesë të qytetit dhe u ka kërkuar njerëzve që të “qëndrojnë larg” zonës, duke shtuar: “Qëndroni brenda”.

Personi në fjalë pretendonte se kishte eksploziv dhe armë. Pasi qëndroi për disa minuta brenda lokalit dhe kërcënoi se do të hidhte veten në erë bashkë me personat e tjerë që ndodheshin brenda këtij biznesi, autori u dorëzua.  Në vendin e ngjarjes u mobilizuan shumë forca policie, të cilat bënë të mundur dhe negociatat me pengmarrësin. Pamjet nga vendi i ngjarjes në Ede, një qytet tregu rural 85 kilometra në juglindje të Amsterdamit, tregojnë policinë dhe zjarrfikësit në rrugë.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje askush nuk u lëndua. Deri më tani nuk dihen motivet që e shtynë burrin që të kryente këtë akt, ndërsa është përjashtuar fakti nëse ngjarja ka ndodhur për arsye terroriste./ZËRI

Poll

MOS HUMB