
BRATISLAVA- Policia sllovake ka arrestuar një burrë që kishte kërcënuar se do të kryente një masakër të ngjashme me atë të Pragës. 64-vjeçari u arrestua në qytetin verior të Zilina pasi thirri shërbimet e Policisë, të cilëve u rrëfeu se kishte ndërmend të bënte "atë që ndodhi në Pragë". Ai tani përballet me një akuzë penale për përhapjen e alarmit, vepër penale që parashikon një dënim maksimal prej dy vitesh burg.
Të enjten, pak para Krishtlindjes kryeqyteti i Çekisë u trondit nga një sulm me armë në Univeristetin prestigjoz Karl me 15 viktima. 25 persona u plagosën, përpara se autori të vriste veten. Policia dhe hetuesit thonë se kanë të dhëna se 24 vjeçari kishte vrarë më herët, po të enjten, babanë e tij ndërsa javën e shkuar kishte vrarë një burrë dhe një fëmijë në një pyll në Pragë.
Autori David Kozak ishte çek dhe student i arteve. Hetuesit besojne se ai ka vepruar i vetëm, por shkaqet që e çuan në kryerjen e këtij akti mebten ende të paqarta./ZËRI