Bota

Ç’parashikon statuti i Asocacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë

Asocacioni është edhe në dorën e partive politike në Kosovë, të cilat së shpejti pritet që të japin një mendim për të. Asocacioni do të ketë simbolet e veta, një flamur dhe një stemë.

D.XH
Ç’parashikon statuti i Asocacionit të Komunave me shumicë
Serbet ne Kosove

PRISHTINË – Asocacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë ka qenë një nga temat që janë përfolur më së shumti. Bashkimi Europian ka përpiluar tashmë Asocacionin në mënyrë të plotë. Draft-statuti në fjalë është pranuar nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në kuadër të marrëveshjes së Brukselit më 27 shkurt 2023. Mirëpo, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të nënshkruajë atë. Draft statuti ka 20 faqe dhe 7 kapituj.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se Asocacioni është edhe në dorën e partive politike në Kosovë, të cilat së shpejti pritet që të japin një mendim për të. Asocacioni do të ketë simbolet e veta, një flamur dhe një stemë. Gjuha që do përdoret në Asocacion do jetë në përputhje me ligjet në fuqi për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Kosovës. Përcaktohet gjithashtu se të gjitha financat, do i nënshtrohen auditimit të Autoriteteve Qendrore, siç thuhet në këtë Statut. Asocacioni menaxhon institucionet arsimore dhe ato shëndetësore, të themeluara dhe të financuara nga ana e Serbisë.

Pritet që të themelohet “Rrjeti arsimor serb i Kosovës” dhe “Rrjeti serb i shëndetësisë në Kosovë”, që do të jenë si ofrues privat të arsimit dhe kujdesit shëndetësor, nën përgjegjësinë e Asocacionit, ndërsa Serbia do të jetë financuese kryesore. Këta institucione, do të kenë statustin e arsimit privat të huaj dhe ofrues të huaj të sistemit shëndetësor. Asocacioni do regjistrojë këta ofrues shërbimesh dhe do të marrin edhe licensa ofrimi, në përputhje me ligjet e Kosovës. Çështjet që kanë të bëjnë me programin arsimor po ashtu rregullohen me ligjet në fuqi të Kosovës. Nëpërmjet licensimit, Asocacioni do të menaxhojë funksionimin e ofruesve arsimor dhe shëndetësorë, raporton Kanal10.

Ç’parashikon statuti i Asocacionit të Komunave me shumicë
Pjese nga draft statuti

Ndërsa, institucioni themelues në Serbi do të lëshojë një diplomë serbe. Vendi i lëshimit të diplomës do të jetë në një qytet të Serbisë. Qeveria e Kosovës e trajton këtë diplomë si diplomë të huaj, që ka vlerë në Republikën e Kosovës. Asocacioni do të ushtrojë funksione dhe mbikëqyrje të plotë në kuadër të kompetencave komunale, që kanë të bëjnë me planifikimin urban dhe rural.

Gjithashtu, Asociacioni do të ofrojë këshilla ligjore, lëndore dhe kërkimore për Autoritetet Qendrore dhe anëtarët e tyre në lidhje me proceset e shpronësimit brenda kufirit administrativ të Asociacionit. Asociacioni, sipas draftit, do të angazhohet në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb të Kosovës në përputhje me Kushtetutën./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB