Bota

Pas deklaratës së Trump për armëpushim në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon në ‘zemër’ të Teheranit

Sipas raportimeve, disa zona në kryeqytetin iranian janë shënjestruar në valën e fundit të sulmeve. Ndërkohë, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane raportoi se po kërkonte nën rrënojat e një ndërtese banimi në Teheran për të gjetur një fëmijë.

I.F
Pas deklaratës së Trump për armëpushim në Lindjen e
Pamje nga sulmi

TEHERAN- Pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se ka arritur një marrëveshje armëpushimi me Iranin, ushtria izraelite se po kryente sulme ndaj objektivave të regjimit të vendit.

Sipas BBC, disa zona në kryeqytetin iranian janë shënjestruar në valën e fundit të sulmeve. Ndërkohë, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane raportoi se po kërkonte nën rrënojat e një ndërtese banimi në Teheran për të gjetur një fëmijë.

Ndërsa sot, Trump njoftoi armëpushimin 5 ditor me Iranin. Lajmi vjen brenda 24-orëve nga ultimatumi i Trump ndaj Iranit lidhur me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Presidenti i SHBA përmes një postimi në rrjetin social, “Truth Social”, njoftoi se ka patur bisedime të mira mes dy vendeve. Më tej ai shtoi se vijimi i marrëdhënieve do të varet nga suksesi i grupeve negociatore, ndërsa për 5 ditët e ardhshme nuk do të sulmohen centralet energjetike iraniane.

Nga ana tjetër, Irani hodhi poshtë deklaratën e Trump se u arrit një marrëveshje, duke thënë se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Teherani pretendon se vendimi i Trump për të shtyrë sulmet ndaj termocentraleve iraniane erdhi pasi Irani paralajmëroi se do të synonte të gjithë infrastrukturën energjetike në të gjithë Azinë Perëndimore në shenjë hakmarrjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB