Bota

Pas Italisë, ‘Ciaran’ pritet të godasë dhe Greqinë. Alarmi që japin autoritetet

Greqia pritet të përballet me motin e keq. Autoritetet vendase kanë paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.

D.XH
Pas Italisë, ‘Ciaran’ pritet të godasë dhe
Greqi 1

ATHINË – Pas Italisë, Greqia pritet që të goditet nga moti i keq. Kështu shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Meteo.gr ka parashikuar se sot pasdite pritet ndryshimi i motit, pasi një front i ftohtë që vjen nga Evropa Qendrore (stuhia Ciarán) do t'i afrohet vendit.

Sipas të dhënave të parashikimit të motit të datës 3 nëntor, në orët e pasdites do të fillojnë të shfaqen reshje të forta dhe stuhi lokale në disa ishuj të shtetit grek, ndërsa deri në mbrëmje, moti i keq do ‘mbërthejë’ jugun.

Shira lokale me intensitet më të vogël do të ketë edhe në Traki dhe në pjesë ishullore të Egjeut Lindor. Kushtet e këqija atmosferike mund të bëjnë që të bjerë breshër në veriperëndim të Greqisë. Njëkohësisht erërat që do të fryjnë nga drejtimet jugore do të shtohen në Detin Jon dhe Egjeun Verior.

Pas Italisë, ‘Ciaran’ pritet të godasë dhe
Zonat ku pritet te kete me teper reshje shiu

Të shtunën më datë 4 nëntor, stuhia do të përshkojë Greqinë, duke lëvizur në drejtim të lindjes. Kështu deri në mesditë do të ketë reshje shiu dhe stuhi në pjesën më të madhe të vendit fqinj.

Më së shumti reshje priten në zonat, në kufi me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Moti i keq pritet të përfundojë të shtunën në mbrëmje.

Pas Italisë, ‘Ciaran’ pritet të godasë dhe
Shigjetat tregojne kahun, ku mund te 'levizin' me se shumti errat e forta

Së paku 10 persona kanë vdekur nga stuhia Ciaran, që ka përfshirë vendet e Europës Perëndimore./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB