Bota

Papa Françesku akuzohet për thirrje homofobike: Anëtarët e LGBTIQ nuk mund të jenë priftërinj

Sipas mediave italiane, Papa Françesku ka përdorur një fjalor vulgar dhe fyes në një takim me dyer të mbyllura që ka pasur me peshkopët

E.K
Papa Françesku akuzohet për thirrje homofobike: Anëtarët e
Papa Francesku

ITALI- Papa Françesku thuhet se u tha peshkopëve italianë që të mos lejojnë homoseksualët që të ndjekin mësime për të qenë priftërinjë në të ardhmen. Sipas CNN papa 87-vjeçar ka bërë sharje dhe fyerje në drejtim të komunitetit LGBTIQ gjatë një takimi mer dyer të mbyllura që ka pasur me peshkopët javën e kaluar.

Duke cituar burime nga brenda takimit, gazetat Corriere della Sera dhe La Repubblica raportuan të hënën se Papa i kishte bërë komentet gjatë takimit me peshkopët italianë më 20 maj. Sipas mediave në fjalë, Papa i është drejtuar komunitetit me fjalën fyese ‘pederast’.

Vërejtjet u zhvilluan në kuadër të propozimeve të peshkopëve italianë për të ndryshuar udhëzimet për kandidatët në seminare. Vatikani vendosi në vitin 2005 se kisha nuk mund të lejojë shugurimin e burrave që janë aktivisht homoseksualë ose kanë prirje "të rrënjosura thellë" homoseksuale. Në vitin 2016, Papa Françesku e mbështeti këtë vendim.

Dy vjet më vonë ai u tha peshkopëve italianë të mos pranonin kandidatë homoseksualë për priftërinj.

Gjatë daljeve të tij, Papa ka paraqitur një qasje mikpritëse për katolikët LGBTIQ+, duke thënë "kush jam unë për të gjykuar?" kur u pyet për priftërinjtë homoseksualë, dhe gjithashtu ka ofruar mundësinë që priftërinjtë të mund të ofrojnë bekime joformale për çiftet e të njëjtit seks.

Gazeta Corriere della Sera deklaroi se Papa argjentinas, i cili flet italishten si gjuhë të dytë, mund të mos ketë qenë në dijeni se sa fyese ishte gjuha e tij, duke shtuar se vërejtja u prit me të qeshura të pabesueshme nga peshkopët.

Një burim i afërt me Papën i tha CNN se mund të kuptohet gjithashtu pasi ka një "klimë homoseksuale" në seminare. Nuk ka asnjë transkript zyrtar të komenteve për shkak të natyrës së takimit me dyer të mbyllura.

CNN ka kontaktuar Vatikanin për të kërkuar komente nëse Papa e ka përdorur termin “pederast”, por nuk ka ende një përgjigje prej tyre./ZËRI 

Poll

MOS HUMB