Bota

Për herë të parë, Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për armëpushim në Gaza

Muaji i shenjtë mysliman filloi më 10 mars dhe do të përfundojë më 9 prill, që do të thotë se këshilli po bën thirrje për një armëpushim dy-javor.

f.t
Për herë të parë, Këshilli i Sigurimit miraton
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që kërkon një armëpushim në Gaza për pjesën tjetër të mbetur të muajit të shenjtë të Ramazanit. Muaji i shenjtë mysliman filloi më 10 mars dhe do të përfundojë më 9 prill, që do të thotë se këshilli po bën thirrje për një armëpushim dy-javor, raportojnë mediat e huaja.

Rezoluta, që kërkon kërkon “armëpushim të menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit që do të çonte në një armëpushim “të qëndrueshëm”, u miratua pasi të gjithë 14 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit votuan pro saj. Kujtojmë se tre ditë më parë rezoluta u bllokua pasi vetëm njëmbëdhjetë anëtarë të këshillit votuan për rezolutën të premten në mëngjes, ndërsa Rusia, Kina dhe Algjeria votuan kundër dhe Guajana abstenoi.

Votimi i sotëm erdhi pasi sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thotë se ekziston një shqetësim në rritje se një pushtim tokësor izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, do të ishte një katastrofë humanitare katastrofike.

SHBA-ja vazhdimisht ka bllokuar rezolutat për armëpushim, përderisa ka vazhduar të mbështetësë Izraelin, por ka shprehur frustrim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të numrit të madh të viktimave në Rripin e Gazës.Por, rezoluta e re, tashmë e miratuar, nuk është e lidhur me bisedimet që po vazhdojnë, që udhëhiqen nga Katari dhe mbështeten nga SHBA-ja dhe Egjipti. Këto bisedime synojnë ndaljen e luftimeve në këmbim që Hamasi grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian që të lirojë pengjet.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB