
IZRAEL- Një zyrtar ushtarak izraelit tha në një konferencë se më shumë se 100 dronë ishin nisur drejt Izraelit nga Irani. Zyrtari tha se Izraeli po vëzhgonte "aparatet" e tjera që Irani mund të niste drejt tyre, duke nënkuptuar raketat ballistike.
"Qasja e dronëve ndaj Izraelit po gjurmohet dhe po ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur vendin. Ne po ndjekim aftësitë e tjera që Irani ka në këtë moment. Nuk mund të konfirmoj asgjë pozitive në lidhje me municionet e tjera përtej dronëve shpërthyes që Irani ka nisur ndaj nesh,”- tha zyrtari.
Zyrtari shtoi se dronët pritej të mbërrinin në orët në vijim, më konkretisht rreth orës 2 të mëngjesit/ZËRI