Bota

Përplasje mes bandave në Ekuador, vriten 7 persona, mes tyre të mitur

Përplasjet mes bandave kanë lënë pas qindra të vrarë përgjatë këtij viti në Ekuador

E.K
Përplasje mes bandave në Ekuador, vriten 7 persona, mes tyre të
Policia ne ekuador

EKUADOR- Një tjetër sulm me armë ka ndodhur në Guajakil, në jugperëndim të Ekuadorit, ku për pasojë kanë humbur jetën 7 persona. Prej kohësh Ekuadori është kthyer në epiqendrën e dhunës, ndërsa bandat e drogës përplasen për pushtet në vend.

Policia ka gjetur trupat e 7 meshkujve, dy prej të cilëve të mitur, të gjithë të vrarë me armë zjarri. Nga hetimet rezultoi se dy prej viktimave, kishin precedent të mëparshëm penalë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrjeje mes bandave që veprojnë në Ekuador.

Agjencive të zbatimit të ligjit iu desh të kalonin orë të tëra duke u përpjekur për të gjetur të gjitha viktimat, njoftojnë mediat e huaja. Masakrat janë gjithnjë e më të zakonshme në Ekuador, ku shkalla e vrasjeve është shumëzuar nga 6 për 100,000 banorë në 2018 në 43 për 100,000  banorë në vitin 2023.

Kolumbia dhe Peruja, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë janë kthyer në qendër të trafikut të drogës për tregjet amerikane dhe evropiane.

Në fund të marsit, tetë persona u vranë në Guayaquil, përfshirë pesë turistë, të cilët u rrëmbyen dhe u ekzekutuan në një plazh, pasi sulmuesit mendonin se ishin rivalët e tyre.

Poll

MOS HUMB