Bota

Përsëriten zgjedhjet në 28 qendra votimi në Serbi

Në vendet ku do të përsëriten zgjedhjet janë gjithsej 12.240 votues.

f.t
Përsëriten zgjedhjet në 28 qendra votimi në Serbi
foto ilustruese

SERBI- Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në 28 qendra votimi në vend. Si datë për mbajtjen e tyre, Komisioni caktoi 30 dhjetorin.

'Komisioni Republikan i Zgjedhjeve nuk është kompetent dhe nuk mund të veprojë sipas kërkesës së opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd”, deklaroi kryetari i rij, Vladimir Dimitrijevic.

Në vendet ku do të përsëriten zgjedhjet janë gjithsej 12.240 votues. Përsëritja e votimeve vjen për shkak se nuk mund të përcaktohen rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Një nga krerët e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiç tha se Komisionit i janë paraqitur të gjitha vërejtjet e tyre, dëshmitë, regjistrimet dhe gjithçka që duhet të shohë Komisioni i Zgjedhjeve, përfshirë të dhëna se në çfarë kushtesh janë mbajtur zgjedhjet dhe si është kryer vjedhja brutale në qendrat e votimit, se si njerëzit nga Republika Serbe, nga Bosnja, u sollën (për të votuar)./ ZËRI

Poll

MOS HUMB